“Po kryeja testet anti-doping, papritur pashë të dëshpëruar… Lionel Messin”

schedule17:20 - 24 Mars, 2020

schedule 17:20 - 24 Mars, 2020

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip, ka dhënë një intervistë sot për mediat gjermane, ku ka treguar disa prapaskena nga ajo natë e famshme në Anfield Road, ku Liverpool mposhti Barcelonën me rezultatin 4-0, për të arritur një përmbysje të madhe.

“Pas ndeshjes, ne u rreshtuam krah për krah përpara tifozerisë “Kop” dhe së bashku, kënduam ‘You Never Never Walk Alone’ me tifozët. Ky ishte një nga momentet më të bukura të karrierës time, mbase në të njëjtin nivel me debutimin tim për Schalke në Mynih.

Nuk më interesonte asgjë! Unë isha duke fluturuar në ajër pasi këndova me fansat. Dhe kur hyra në dhomën e testit anti-doping, ishte një djalë i ulur atje mjaft i dëshpëruar… Lionel Messi.

Ju e njihni dikë nga fusha e lojës, por nuk është njësoj si të uleni çdo ditë me ta në një dhomë të vogël. Të gjithë po festonin, ndërsa unë isha ulur me Lionel Messin”, tha Matip./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!