Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po kërkonte djalin e zhdukur, vritet aktivistja e të drejtave të njeriut në Meksikë

schedule08:37 - 1 Shtator, 2022

schedule 08:37 - 1 Shtator, 2022

Që nga viti 1964, mbi 100,000 njerëz janë zhdukur në Meksikë. Një “tragjedi njerëzore” që goditi sërish vendin, teksa autoritetet njoftuan për vrasjen e një aktivisteje që kërkonte të gjente djalin e saj.

44-vjeçarja ishte kërkim të dëshpëruar për djalin e saj të zhdukur që nga viti 2019, kur ai u zhduk. Rosario Rodriguez u rrëmbye nga persona të armatosur pasi mori pjesë në një shërbim lutjeje për fëmijën e saj të martën në mbrëmje në shtetin perëndimor të Sinaloa, sipas OJQ-së “Adónde van los Desaparecidos”.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga vrasja e Rosario Rodríguez Barraza, një luftëtare e palodhur si shumë gra të tjera nga Sinaloa që kërkojnë të dashurit e tyre”, tha guvernatorit të shtetit, Ruben Rocha.

Djali i saj, Fernando Ramirez, u zhduk në tetor 2019, por nuk dihet nëse ai është rrëmbyer nga zyrtarë qeveritarë apo nga krimi i organizuar.

“Është prioritet zbardhja e vrasjes së saj”, pasi ajo ishte “një grua dhe anëtare e një grupi jashtëzakonisht të cenueshëm siç janë ata që kërkojnë persona të zhdukur”, theksoi zyra e prokurorisë lokale.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!