Po kërkonin varrin e mbretëreshës Kleopatra, arkeologët bëjnë zbulimin e papritur

schedule12:33 - 15 Korrik, 2020

schedule 12:33 - 15 Korrik, 2020

Arkeologët janë një hap më pranë zbulimit të varrit të humbur të mbretëreshës së fundit të Egjiptit Kleopatrës.

Mësohet se ata së fundmi, kanë gjetur dy mumie në Taposiris Magna, pranë qytetit të Aleksandrisë. Ndërsa mendohet se mbretëresha mund të jetë varrosur pikërisht atje pas vetëvrasjes së saj tragjike 2 000 vjet më parë.

Zbulimi i dy mumieve është përshkruar si i rrallë, pasi tregon rëndësinë e nekropolit, ose “qytetit të të vdekurve” në Taposiris.

Kleopatra mbetet një nga sundimtarët femra më të famshme të historisë, por vendi ku ajo prehet, është ende një mister i pazbuluar. Disa ekspertë besojnë se ajo u varros në Aleksandri, atje ku lindi dhe sundoi për pjesën më të madhe të jetës së saj. Ndërsa të tjerë, mendojnë në zonën antike të Taposiris Magna, një qytet port i famshëm ky në kohën e Kleopatrës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!