Ka ndërruar jetë në spital, 6-vjeçari i cili u përplas nga furgoni në Shëngjin. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në qendër të Shëngjinit.
Siç raporton gazetari Gjergji Figuri i mituri është nga Burreli dhe kishte ardhur me familjen nga Anglia.
Fëmija ishte duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga mjeti furgon. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë. Sakaq, drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
g.v/abcnews.al

