Doganierët malazezë, në pikën kufitare të Dobrakovës, kontrolluan një autobus që udhëtonte në linjën e rregullt Beograd-Herceg Novi dhe gjetën 150 papagaj dhe 50 lloje brejtësish.
“Ndaj një personi ka iniciuar procedura kundërvajtëse”, thonë nga Dogana.
Siç është shtuar, kafshët e konfiskuara i janë dorëzuar inspektimit veterinar.
Në të njëjtin vendkalim, doganierët kanë gjetur të padeklaruar 240 kilogramë dyllë blete në një kamion, krahas mallit të deklaruar në mënyrë të rregullt për importuesin nga Mali i Zi./abcnews.al