Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë -Durrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Këmbësori i përplas nga një automjet, rreth orës 15:10. Sipas policisë, këmbësori ende i paidentifikuar, u përplas nga një makinë me drejtuese E.K. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se këmbësori i ka prerë rrugën automjetit, në tentativë për të kaluar nga një krah i autostradës në tjetrin.
Drejtuesja e mjetit është vënë në dispozicion të organeve hetimore dhe ndodhet në ambientet e Policisë. Ndërkohë, grupi hetimor ka kryer veprimet e para dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al