Disfata në Premier League përballë “Çekanëve” të West Ham shënoi humbjen e 13-të për “Djajtë e Kuq” të Manchester United nga 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet, statistika të cilat nuk i shkojnë aspak për shtat një klubi me prestigjin e “gjigantëve” anglezë dhe jo më kot në drejtim të skuadrës sa shtohen gjithnjë e më shumë kritikat.
Së fundmi për sezonin katastrofi, të djemve të Erik ten Hag ka folur edhe “legjenda” e mesfushës të klubit, Paul Scholes, i cili është shprehur se situtata po del jashtë kontrollit dhe se problemet janë të jashtëzakonshme.
“United nuk po arrin të shënojë dhe ka probleme të jashtëzakonshme. Dhe, jo vetëm që nuk shënojnë, por as nuk krijojnë raste. Lojtarët kanë humbur besimin dhe duket sikur kanë harruar të shkojnë përpara dhe të sulmojnë. Po kthehet në një situatë të turpshme”,- u shpreh Scholes. /i.m /abcnews.al