“Po kalb atdheun”, Basha reagon pas raportit ndërkombëtar: Qeveria Rama e kriminalizuar

schedule12:17 - 23 Janar, 2020

schedule 12:17 - 23 Janar, 2020

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në rrejtin social “Facebook” ka raeguar me kritika të ashpra ndaj qeverisjes Rama.

Sipas tij kjo qeveri po shkatërron ekonominë e vendit. Bazuar te raportimet e fundit nga “Transparency International” Basha thotë se qeverisë Rama i duhet paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë.

Statusi:

“Degradimi i skajshëm dhe kriminalizimi kapilar i qeverisjes Rama, është një realitet i hidhur që provohet qartë nga raportet më të besueshme profesionale të organizatave prestigjioze ndërkombëtare sikurse është Transparency International. Korrupsioni i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun.
Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të realizuar nga kjo organizatë, për shkak të qeverisjes aktuale, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupionit duke zbritur edhe 7 vende të tjera vetëm gjatë vitit të fundit.
Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 106-të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia.
Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë”, shkruan Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!