Po i shiste drogë italianit, kapet “mat” 42 vjeçari në Lushnje

schedule10:29 - 19 Prill, 2023

schedule 10:29 - 19 Prill, 2023

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Lushnje, pasi akuzohen për shitje dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Deal” është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me iniciale G. S., 42 vjeç, banues në Dimal,  i cili u kap në flagrancë, në automjetin që drejtonte, teksa i shiste shtetasit R. A., 20 vjeç nga Itali, doza të dyshuara lënde narkotike kanabis.

Sipas policisë 42-vjeçari, ka qenë i dënuar edhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet falë inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “Deal”. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

U kap në flagrancë teksa shiste doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet 42-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në pranga edhe një 20-vjeçar nga Italia, pasi u kap duke blerë dozat e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Deal”, në kuadër të të cilit u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit G. S., 42 vjeç, banues në Dimal dhe R. A., 20 vjeç, banues në Itali.

42-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u kap në flagrancë, në automjetin që drejtonte, teksa i shiste shtetasit R. A., doza të dyshuara lënde narkotike kanabis. Këto doza u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!