“Po hedh hapa gjigantë”, agjenti zbulon se kur rikthehet Chiellini

schedule19:32 - 17 Tetor, 2019

schedule 19:32 - 17 Tetor, 2019

Sezoni i ri nisi shumë keq për Giorgio Chiellinin. Kapiteni i Juventusit pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Parmës. 35-vjeçarit iu desh të kryente një ndërhyrje kirurgjikale në ligamentin e gjurit të djathtë.

Mbrojtësi i njohur i Juventusit po vazhdon fazën e rikuperimit dhe është në rrugë të mbarë. Agjenti i tij ka sqaruar situatën e “murit” të mbrojtjes bardhezi. Davide Lippi vlerëson grintën e Chiellinit në prononcimin e dhënë për TMW Radio, teksa tregon se kur lojtari mund të jetë gati për trajnerin Sarri.

Rikuperimi i tij po shkon mirë dhe ai djalë tregon një pozitivitet të pabesueshëm. Po punon çdo ditë fort për t’u rikthyer. Bisedoj me të dhe befasohem. Në vend që t’i jap unë moral, më jep ai mua. Po hedh hapa gjigantë. Nuk mund të them me saktësi se kur mund të rikthehet, në fund të janarit, shkurt  apo mars. Di të them që do të jetë gati për sfidat e rëndësishme të fundit të sezonit“, përfundon agjenti i kapitenit të “Zonjës së Vjetër”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!