Javën e kaluar në natën e spektaklit “T’ka mami yll” është krijuar një debat mes mamit të Jonianës dhe mamit të Aurorës. Mirëpo, duket se gjithçka është sqaruar gjatë javës dhe mamatë kanë treguar mbrëmjen e sotme se kanë zgjidhur gjithçka.
Megjithatë, mes tyre ka ndërhyrë mami i Kristinës, e cila ka deklaruar se nuk është e hijshme të replikosh me fëmijët, pasi sipas saj, fillimisht nëna e Aurorës i është kthyer Jonianës, më tej të ëmës.
Kjo ka bërë që mami i Aurorës të revoltohet dhe t’i kthehet keq, duke i thënë mamit të Kristinës të mos flas kot.
“Po flet kot. Nuk ke pse ndërhynë, sepse ne përderisa ne u sqaruam të dyja, dëgjoje klipin dhe fol. Ti nuk e ke dëgjuar. S’jam unë për ty këtu, as për tjetrën dhe as për tjetrën, jam për vajzën, mbroj vajzën”, tha mami i Aurorës.l.k/abcnews.al