Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Po erdhi Conte, ikim ne”, revolta e 10 lojtarëve i hoqi pankinën e Real Madrid

schedule21:59 - 7 Qershor, 2021

schedule 21:59 - 7 Qershor, 2021

Real Madrid zgjodhi si pasues të Zinedine Zidane italianin Carlo Ancelotti. Presidenti Florentino Perez kishte një ide tjetër.

Ai donte për pankinën Antonio Conten, fitues i Serie A në Itali me Interin sezonin e fundit.

Duncan Castle ka zbuluar në The Times se presidenti i Reali është detyruar të ndryshojë mendim për shkak të futbollistëve.

Gati 10 lojtarë kishin kontaktuar Perez dhe kishin qenë të qartë me të, duke i dhënë se nëse merr Conte ata atëherë do të largoheshin.

Në këto kushte Perez ka vendosur të rikthejë Carlo Ancelottin, i cili shquhet si një trajner liberal dhe që krijon raport të mirë me futbollistët. v.p / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!