“Po dridhem akoma”, flet aktorja që publikoi videon e dhunës ndaj të moshuarës në Pejë

schedule17:58 - 2 Nëntor, 2022

schedule 17:58 - 2 Nëntor, 2022

Kaltrinë Zeneli, aktorja që e publikoi videon ku shihet një grua e moshuar që dhunohet nga disa punonjëse të qendrës për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ka dhënë një intervistë për Frontal të T7, lidhur me publikimin e këtyre pamjeve që tronditën opinionin publik ditën e sotme.

Aktorja u shpreh se videon ia ka dërguar një person që nuk ka dashur të bëhet publik. “U shtanga për një moment… Fillova me shkru, nuk dija as çka me shkru”, tha aktorja duke shtuar se ndihet mirë që organet reaguan shumë shpejt. “Hala jam tu u dridhë. Nuk po di as çka me thanë”, theksoi Zeneli. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!