Korsitë e biçikletave janë një nga refrenet e përdorura nga kryebashkiku i Tiranës Erion Veliaj, por Lulzim Basha u shpreh në “Log.” se ato janë kthyer në problem kryesor për biznesin dhe nëse do të vijë në pushtet do t’i rishikojë.
“Korsi kemi, biçikleta jo, në fakt është bërë një problem shumë i madh, në radhë të parë për parkimin e automjeteve dhe në radhë të dytë dhe më e rëndësishme për bizneset. “Myslym Shyri”, “Rruga e Durrësit” kudo ku ka biznese, është ankesa numër një, janë kthyer në korsi bosh, se nuk ka çiklistë, ose ka shumë pak dhe dëmtojnë shumë biznesin e vogël.
Një nga angazhimet tona është që ta rishikojmë këtë vendosje pa kritere të rrugëve të biçikletave dhe të rishikojmë si ti mundësojmë përsëri sipërmarrjes që të mos u këputen gjunjët pas taksave të larta edhe çmimeve të lartë edhe nga mungesa e qytetarëve për shkak të mungesës së parkimit.
Ma thonë kudo, 25 prilli është në radhë të parë për të vendosur ndryshim në nivel qendror më pas për t’u marrë me problemet e shkaktuara nga papërgjegjshmëria në nivel vendor” tha Basha./ db/ Abcnews.al