Po bisedonte në telefon, mesazhi i koduar i qytetarit për Biden

schedule11:37 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 11:37 - 25 Dhjetor, 2021

Presidenti amerikan Joe Biden  bashkë me bashkëshorten e tij Jill kanë ndjekur traditën e paraardhësve të tyre ku flasin dhe komunikojnë në telefon me disa qytetarë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Biden gjatë këtyre komunikimeve dhe mesazheve uruese është gjendur dhe përpara një fyerje të përdorur nga një qytetar, që ishte një ndër më të pëlqyerat nga ish presidenti Trump.

Gjatë një bisede me një qytetar të identifikuar si Jared, pasi folën shkurtimisht për dëshirat e fëmijëve në këto festa fundviti, komunikimi është mbyllur me një shprehje fyese të koduar nga qytetari. Përmes një lidhjeje video nga Shtëpia e Bardhë, ata folën me një burrë i cili tha se quhej “Jared”, baba i katër fëmijëve, Let’s go Brandon”.

Presidenti Biden gjithashtu ju përgjigj me qetësi, “Le të shkojmë Brandon, jam dakord”, pa reaguar ndaj kësaj fraze ofenduese  të koduar.

Ndërkohë video e shpërndarë në rrjetet sociale ku shumë komentues kanë përgëzuar presidentin Biden për qëndrimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!