Një grua e cila po bënte selfie pranë shinave, u godit nga një tren, duke shpëtuar pa lëndime të shumta. Aksidenti ndodhi pak ditë më parë, kur gruaja me disa miq vizitoi parkun Belemendik, për të bërë foto të peizazhit të vjeshtës dhe tuneleve hekurudhore.
Adım adım dehşet! Hemzemin geçitteki selfie faciayla bitiyordu pic.twitter.com/CPcH4VKzsB
— milliyet.com.tr (@milliyet) December 19, 2023
Kur grupi ishte pranë shinave të trenit, gruaja vendosi të bënte në selfie me trenin që kalon në sfond. Megjithatë, gruaja zgjati dorën shumë afër trenit ndërsa ai kalonte, duke rezultuar në lëndimin e saj.
Sipas New York Post, gruaja u dërgua në spital nga miqtë e saj për të marrë kujdesin mjekësor.
/abcnews.al