Policia e Gjakovës ka njoftuar se adoleshentja, Sejhan Nivokazi e cila ishte zhdukur para disa ditësh, është gjetur.
Lajmin se 17-vjeçarja nga fshati Skivjan është gjetur në pasditen e sotme në një kafiteri në qytetin e Lipjanit, e ka konfirmuar për televizionin lokal të Gjakovës shefi i sektorit te hetimeve rajonale, Bekim Avdija.
Më tej Avdija ka thënë se pas informatave që ka pranuar Policia e Kosovës për vendndodhjen e vajzës në fjalë dhe pas planit operativ njësia e hetimeve rajonale ka arritur ne vendin e ngjarjes ku edhe është gjetur 17 vjeçarja.
E njëjta është shoqëruar për në stacionin policor në Gjakovë dhe në prani të prokurorit të shtetit është intervistuar.
Ajo ka pranuar se ka filluar një lidhje bashkëjetese me një person nga qyteti i Prishtinës dhe me vetë dëshirë ka shkuar ne Lipjan.
Po ashtu gjate intervistimit dhe procedurave te tjera behet e ditur se gjendja shëndetësore e vajzës është e mire.
Aktualisht Sejhan me kërkesën e saj është dërguar në strehimoren “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë dhe janë njoftuar familjarët.