Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Po “arratiseshin” për një jetë më të mirë, përplaset kamioni me emigrantë, 53 të vdekur

schedule08:00 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 08:00 - 10 Dhjetor, 2021

Trafiku i emigrantëve ka shkaktuar një tjetër tragjedi. Të paktën  53 persona kanë humbur jetën dhe me dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi kamioni me të cilin ata po transportoheshin u përplas në jug të Meksikës.

Më shumë se 100 persona që dyshohet se ishin emigrantë nga Amerika Qendrore po udhëtonin me kamionin në momentin e aksidentit kur ai doli nga rruga dhe u rrokullis në Chipas. Pamjet nga skena e përplasjes tregojnë trupat e viktimave përgjatë rrugës ku kamioni u rrokullis.

Ky është një aksident ndër më të rëndët e këtij lloj ë Meksikë. Të paktën 58 persona janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.



Mes viktimave ka burra, gra dhe fëmijë. Kombësia e tyre nuk është konfirmuar ende por zyrtarët lokalë tha se shumica e tyre janë nga Hondurasi dhe Guatemala. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!