Ndërsa Kina po lufton me një vale të re të një pneumonie misterioze që ka shqetësuar autoritetet shëndetësore, rastet e para të kësaj sëmundjeje janë raportuar edhe në Europë.
Irlanda dhe Franca janë ndër disa vende europiane që shënuar raste të pneumonisë tek fëmijët, ndërkohë që pneumonia është përhapur dhe në Holandë, Danimarkë dhe Itali.
Kjo sëmundje e frymëmarrjes, siç theksojnë mjekët, transmetohet përmes kollitjes, teshtimës, të folurit.
Ndërkohë sëmundja është përhapur dhe në SHBA, fillimisht Ohio dhe më pas Massachusetts raportuan se kishin parë gjithnjë e më shumë raste të kësaj pneumonie.
Në Ohio, 142 fëmijë janë prekur nga “sindroma e mushkërive të bardha”, një numër që autoritetet e përshkruajnë si “jashtëzakonisht të lartë”.
/abcnews.al