Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Plymouth shokon Liverpool, e eliminon nga FA Cup

schedule18:59 - 9 Shkurt, 2025

schedule 18:59 - 9 Shkurt, 2025

Plymouth surprizoi në FA Cup, pasi shkaktoi një nga tronditjet më të mëdha të këtij edicioni.

Skuadra e Championship mundi Liverpool-in me rezultatin 1-0 në “Home Park”, duke i dhënë fund shpresave të “të kuqve” për ta ngritur trofeun për herë të tetë në historinë e tyre.

Trajneri Arne Slot, kishte vedosur të bënte në ndeshje 10 ndryshime, nga formacioni që mposhti Tottenham-in në Carabao Cup.
Mungesa e qëndrueshmërisë dhe paqartësia u shfaqën qartë në fushë te Liverpool, që nuk ia doli ndaj një Plymouth të motivuar.



Ekipi që gjendet në fund të tabelës së Championship, luftoi fort në përpara tifozerisë së vet.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Hardi me penallti ne te 53′. Të kuqtë çaluan në finalizim, me në total 3 gjuajtje në portë.

Kjo është hera e tretë që Liverpool nuk arrin të shënojë që kur Arne Slot mori drejtimin në “Anfield Road”. Sfidat e tjera janë kundër Tottenham në Carabao Cup dhe Nottingham Forest në Premier League.

Plymouth shkon në raundin e pestë të kompeticionit më të vjetër të klubeve në Angli, ndërsa e gjithë vëmendja për Slot dhe lojtarët e tij tani do të jetë te derbi Merseyside ndaj Everton të mërkurën në mbrëmje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!