Plutoni retrogradë tek Ujori, shenjat e Horoskopit që do të preken më shumë nga kjo periudhë e vështirë

schedule10:56 - 26 Prill, 2023

schedule 10:56 - 26 Prill, 2023

Realizime të thella, por edhe ndryshim bindjesh do të kemi për periudhën e ardhshme, ku Plutoni do të nisë rrjedhën e tij retrograde në shenjën e Ujorit. Është planeti që simbolizon vdekjen dhe rilindjen. Duke lënë pas një pjesë të së kaluarës dhe duke hedhur themelet për diçka të re.

Plutoni retrograd na udhëzon të shikojmë dhe analizojmë atë që kemi bërë në të kaluarën, veprimet tona dhe efektet që ato kanë pasur në jetën dhe marrëdhëniet tona të përditshme. Është një kohë reflektimi rreth zgjedhjeve tona dhe çështjeve të fuqisë dhe kontrollit në jetën tonë.

Kjo është koha ideale për të menduar me kujdes nëse keni njerëz në mjedisin tuaj që ju manipulojnë dhe ju largojnë nga qëllimet tuaja. Nëse ka situata që ju zënë në kurth dhe ju mbajnë të tërhequr, nuk është një periudhë e lehtë, megjithatë është e nevojshme të bëni një fillim të ri në jetën tuaj, duke pasur bazat e duhura.

Plutoni hyri në shenjën e Ujorit më 23/03/2023, ai do të fillojë udhëtimin e tij retrograd në shenjën e Ujorit deri më 11 qershor 2023, kur do të kthehet në Bricjap ku ka qenë që nga viti 2008. Cilat shenja preken drejtpërdrejt nga kursi retrograd i Plutonit:

Demi, Luani, Akrepi dhe sigurisht Ujori./abcnews.al