Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Plumbin në gojë”! Përplasje mes banorëve të Bënçës dhe firmës për rrugën, Tare në komisariat

schedule11:55 - 18 Qershor, 2021

schedule 11:55 - 18 Qershor, 2021

Paraditen e sotme banorët e Bënçës në Tepelenë janë përplasur fizikisht me përfaqësuesit e firmës që po ndërton rrugën që e lidh zonën me Kurveleshin. ABC sjell pamjet e momentit të konfrontimit.

Auron Tare dhe përfaqësues të firmës kanë përfunduar në komisariatin e policisë së Tepelenës.



Gazetari i ABC, Elidon Berberi raporton se konflikti me firmën ka nisur pasi banorët akuzojnë se punimet nga marrja e inerteve për rrugën po shkatërron ekosistemin e luginës dhe po dëmton mjedisin.

Sipas tyre, peticioni me firmat që i jepte “OK” nisjes së punimeve është i falsifikuar dhe se nuk është firmosur nga banorët e fshatit.

Për këtë arsye, banorët sot kanë dalë në rrugë duke kundërshtuar vijimin e punimeve që solli më pas agravimin e situatës dhe përplasjet.

Auron Tare, sipas burimeve pas mjekimit në spital si pasojë e konfrontimit ka bërë denoncimin në polici.

Situata në Bënçë u qetësua pasi mbërriti policia, por problemi nuk është zgjidhur.

d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!