“Plumbi i Artë”/ Xhulian Hoxha dëshmon në gjyq: Erjon Alibej porositi vrasjen e Kastriot Kilës

schedule11:14 - 8 Prill, 2025

schedule 11:14 - 8 Prill, 2025

Vijon procesi  përr dosjen “Plumbi i Artë”, ku në Gjykatën e Posaçme ka dhënë deklarime një nga të pandehurit, Xhulian Hoxha që ka replikuar me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej.

“Ne një nga takimet që kam patur me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës, Otit. Ai më ka treguar se si e ka porositur vrasjen e Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela. Motivi ishte sepse Ot Kila kishte marrdhënie intime me bashkëshorten e Erjon Alibejt”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, bashkëpunëtori i drejtësisë, Alibej dhe avokati i tij e cilësuan këtë deklarim si trillim dhe i kërkuan gazetarëve të pranishëm në sallë të tregohen të kujdesshëm me informacionet që përcjellin.

“Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërtetë dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona”, u shpreh Alibej.

” Pse të dogji ty o Erjon, Unë kam marrë burgim të përjetshëm për fjalët e tua. Kam shumë unë për të thënë për ty”, shtoi Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!