“Plumbi i Artë”/ SPAK jep pretencën për tre nga anëtarët e grupit kriminal, ja sa vite burg kërkon

schedule13:12 - 5 Nëntor, 2024

schedule 13:12 - 5 Nëntor, 2024

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për tre nga anëtarët e grupit kriminal, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, që u gjykuan me procedurë të shkurtuar.

Për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjini Spak kërkoi përkatësisht nga 10 vite burg, ndërsa për Elvis Koçin kërkoi 7 vite heqje lirie.

Në seancën e radhës, do të bëhet mbrojtja e të pandahurve si dhe shpallet vendimi. Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penele. Pjesë e këtij grupi janë Nuredin DumaniC Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixho etj.

Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në mars të 2022, ku Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase dhe së fundmi Erion Alibej fituan statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ku përmes dëshmive të tyre, zbardhën një sërë krimesh të rënda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!