“Plumbat e gabuar” u morën jetën dy të rinjve, si ndodhi masakra e Lushnjes, kapja e bujshme e autorëve

schedule19:13 - 25 Janar, 2022

schedule 19:13 - 25 Janar, 2022

Masakra e Lushnjes ka mbyllur sot përjetë në qeli Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin të cilët u dënuan nga GJKKO me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në tetor të vitit 2017 në një lokal në Lushnje.

Si ndodhi ngjarja

Për masakrën e Lushnjes bashkë me Bilbilin dhe Kaloshin, akuzohet edhe një person i tretë Laert Haxhiu i cili vijon të jetë në kërkim nga policia. Shënjestër e tyre në 11 Tetor 2017 sipas hetuesve ishte nipi i Aldo Bares Xhulio Shkurti. Ai arriti t’u shpëtoi plumbave në lokal pasi u ngrit nga tavolina pak minuta më herët, ndërsa viktimë mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Si u arrestua Orges Bilbili

Orges Bilbili u arrestua nga policia në 10 prill të vitit të 2020 në zonën e Xhamllikut në Tiranë teksa i gjithë vendi ndodhej në izolim për shkak të pandemisë. Ai u pikas nga një efektiv policie i cili i bëri thirrje për ta kontrolluar pse nuk kishte maskë por në momentin që ai vrapo për t’u larguar, e ndoqi duke e plagosur. Më pas Bilbili u vu në pranga.

Kapja e Anterio Kaloshit

Ndërsa Anterio Kaloshi u arrestua pak muaj më vonë në datën 13 gusht pasi bashkë me disa persona të tjerë kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli në Volorekë, 5 ditë para operacionit të policisë që u finalizua në Qesarakë. Kaloshi i kishte shpëtuar policisë mesditën e 10 prillit ku në pranga u vu shoku i tij Orgest Bilbili. Ai jetonte në një apartament me Bilbilin, por arriti t’ia mbathë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!