Kërcënim për ministrin e Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç. Në Qeverinë e Serbisë ka mbërritur një zarf i adresuar për ministrin e Brendshëm, brenda të cilit janë gjetur tre plumba. Njoftimi është dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme serbe.
Sipas njoftimit, zarfi është evidentuar të enjten “gjatë procesit të rregullt të ndarjes së postës”.
“Gjatë kontrollit të sigurisë me pajisje me rreze X, në zarf u gjetën tre plumba”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme serbe.
Autoritetet shtuan se policia ka identifikuar dhe gjetur personin që më 26 gusht kishte dorëzuar dërgesën në një degë të Postës së Serbisë në Pozharevc.
Nuk është bërë i ditur identiteti i të dyshuarit. Ivica Dacic njihet si një nga bashkëpunëtorët me të ngushte të presidentit serb Aleksandër Vucic.
Ai ka shërbyer si zëvendëskryeministër i Serbisë që nga viti 2022 dhe ministër i punëve të brendshme që nga viti 2024.
/abcnews.al/

