Plumba në drejtim të makinës gjatë ndjekjes

schedule22:13 - 4 Tetor, 2018

schedule 22:13 - 4 Tetor, 2018

Një grabitës, i cili dyshohet se është shqiptar, ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë në Perugia të Italisë. Ngjarja ndodhi orët e para të së enjtes në Ponte Felcino dhe viktima u gjet i pajetë në makinë pak orë pas ngjarjes.

Sipas mediave italiane, rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes 4 persona grabitën një tabakeri në periferi të Perugias.

Ata arritën të merrnin cigare, bileta gërvisht e fito dhe sende të tjera nga dyqani. Më pas u larguan me një Audi dhe fillimisht në ndjekje të tyre u vu një roje. Nuk kaloi shumë dhe në ndjekje të makinës u vunë edhe karabinierët.

Gjatë ndjekjes pati të shtëna me armë dhe mëngjesin e kësaj të enjteje u gjet trupi i njërit prej grabitësve.

Ai mbante ende në trup maskën dhe dorezat e përdorura në grabitje. Viktima ndodhej në sediljen e pasme të makinës dhe kishte marrë një plumb në kokë.

Momentalisht identiteti i tij nuk dihet ende. Hetuesit gjetën në trupin e tij një kartë identiteti, që tregonte se viktima ishte shqiptar, gjithsesi puna për identifikimin e viktimës vijon.

Mbetet e paqartë gjithashtu nëse grabitësi u vra nga plumbat e dalë nga arma e rojes, apo nga karabinierët. Anëtarët e tjerë të bandës arritën të largoheshin, pasi braktisën trupin e pajetë në makinë.

/tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!