Plumb në kokë dhe shpatull, si u ekzekutua i riu nga efektivi i policisë në Tiranë

schedule09:22 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 09:22 - 8 Dhjetor, 2020

Një 25 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mesnatën e së hënës nga një efektiv policie pasi nuk i është bindur urdhrit për ndalim. Viktima është Klodjan Rasha i cili është qëlluar për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”. Abcnews.al mëson se i riu ka marrë dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull.

Gjithashtu sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë, që dyshohet se i përket viktimës i cili e ka hedhur në tokë në momentin e fundit. Uniformat blu thonë se i riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kanosur me sende te forta policin.

LEXO EDHE: Nuk iu bind urdhrit, polici ekzekuton 25-vjeçarin në Tiranë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar Rashën, i cili kryente veprime të dyshimta dhe nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Sipas bluve ai i është drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri, në atë moment efektivi e ka qëlluar duke e lënë të plagosur 25 vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në spital./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!