Një mesazh i mbërritur nga një personazh i njohur në Tiranë, në telefonin e autorit të emisionit Log. Endri Xhafo, hapi një debat të ri ndërmjet të pranishmëve në studio, për rolin që do të luajë presidenti i zgjedhur Bajram Begaj në çështjen e marrëveshjes së detit.
Mesazhi, sipas një “burimi serioz që nuk donte të citohej”, thoshte se “nuk është e thënë që Presidenti i ri do t’ia japë autorizimin Kryeministrit kaq lehtë; mund të ketë një përplasje që në fillim mes të dyve, nëse kërkojnë autorizim për gjykatë, të papërgatitur”!/abcnews.al/