Është plotësuar edhe për sot kuota prej 300 që kanë kaluar për në Greqi.
Të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, janë njoftuar se tashmë policia greke ka pezulluar punën e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Kështu, Policia Kufitare u ka bërë apel qytetarëve që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme. s.b /abcnews.al/