Plotësohet Kombëtarja/ Sylvinho stërvit për herë të parë grupin e plotë të lojtarëve

schedule12:00 - 14 Nëntor, 2024

schedule 12:00 - 14 Nëntor, 2024

Kombëtarja ka vijuar përgatitjet për dy sfidat e fundit dhe vendimtare në Ligën e Kombeve kundër Çekisë dhe Ukrainës më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania”.

Megjithëse stërvitjet e skuadrës kuqezi nisën të hënën, vetëm të mërkurën Silvinjo kishte në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar prej tij edhe pas ndryshimeve të detyruara të listës.

Kjo ishte edhe arsyeja kryesore e vonesave, me Jon Mersinaj dhe Ardian Bajrami, që ishin të fundit që u bashkuan me ekipin.

Dy mbrojtësit u stërvitën për herë të parë me pjesën tjetër të grupit, në seancën që nisi në palestër dhe më pas u spostua në fushë.

Me të gjithë futbollistët në dispozicion, Silvinjo dhe stafi teknik i kombëtares rriti ndjeshëm ritmin, ndërsa si gjithomë nuk mungoi ana taktike, me krijimin e situatave të ndryshme loje, në mbrojtje dhe sulm.

Por jo gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë. Ernest Muçi la përgjysmë stërvitjen për shkak të një lëndimi.

Nuk dihet shkalla e dëmtimit të sulmuesit, ndërsa stafi mjekësor kuqezi do të monitorojë gjëndjen e tij.

Kombëtarja e Shqipërisë do të vijojë përgatitjet deri në premten, ndërsa të shtunën në orën 20:45 do të zbresë në “Air Albania” për sfidën direkte kundër Çekisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!