Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plotesimi i Kushtetueses/ Kuvendi shpall vendin bosh të Elsa Toskës, hapen aplikimet për gjyqtarin e ri

schedule15:23 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 15:23 - 10 Dhjetor, 2025

Kuvendi, rihapi të mërkurën garën për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese, pas më shumë se një viti që kur Elsa Toska dha dorëheqjen.

Anëtari i ri që do të zgjidhet do të ketë një mandat të plotë 9 vjecar.

“Me vendimin nr 62 të datës 23.09, 2024, Gjykata Kushtetuese ka deklaruar mbarimin e mandatit parakohe përshkak të dorëheqjes së Elsa Toskës, dispozitivi i shpallur i vendimit 16 tetor 2025 i Gjk ka pranuar mbizotërimin e parimit të rotacionit përkundrejt parimit të qëndrimit në detyre, si dhe ka përcaktuar kohën e përfundimit të mandatit, vlerësojmë se tashmë kuvendi mund të rishpallë njoftimin për hapjen e procedurës për aplikimin për vendin vakant”

Relatori Olsi Komici sqaroi rihapjen e procedurës, pas pezullimit të thirrjes së parë, ku Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, bllokoi procesin pasi në garë mbeten vetëm dy kandidatë nga tre që parashikon ligji. Procedura më pas u pezullua pas një kërkese të Presidentit drejtuar Gjykatës Kushtetuese ku I kërkonte që të qartësonte të gjitha mandatet në këtë gjykatë.

Më hapjen e garës për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, kandidatët kanë 20 ditë kohë për të shprehur interes. Me tej ato vlerësohen dhe renditen me pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Ne fund Me 84 vota, Kuvendi mund të zgjedhe një nga tre emrat me më shumë pike. Në të kundërt, në rast të mungësës së votave, gjyqtar në Kushtetuese shkon ai që është renditur i pari nga Këshilli I Emerimeve në Drejtësi. Paralelisht është hapur edhe procedura për zëvendësimin e Sonila Bejtjes, që vjen si emërtesë e institucionit të Presidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!