Ish-ylli i Interit, Ivan Perisic ka nënshkruar sot (e premte) zyrtarisht për klubin e vendlindjes dhe fëmijërisë, Hajdukun e Splitit.
Klubi i madh kroat ka njoftuar me kënaqësi rikthimin e yllit të madh, Perisic.
“HNK Hajduk mund të konfirmojë për kënaqësinë e gjithë publikut që e ka pritur me padurim këtë moment që Ivan Perisic të veshë sërish fanellën e bardhë të Hajdukut me numrin katër pas gati 17 vitesh e gjysmë”, njoftoi Hajduku në faqen e saj zyrtare.
Perisic ka mbërritur në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Tottenham Hotspur dhe pas përfundimit të kontratës me klubin londinez, ai do të nënshkruajë kontratë me Hajdukun edhe për një sezon dhe do të jetë lojtar i tyre të paktën deri në fund të sezonit 2024/2025./ h.ll/abcnews.al