Ahmed Jonuzi dhe Meriton Korenica i dhanë një fitore me vlera dje Prishtinës, që me shifrat 3-0 the Drenicën dhe tani kualifikimi në finale të Digitalb Kupa e Kosovës është një formalitet. Bardhekaltrit gjithashtu po tentojnë edhe fitimin e kampionatit.
Takimi i djeshëm u luajt pa tifozë, por Prishtinës nuk mund t’i qëndrojnë larg “Plisat”. Ultrasit dardanë ishin jashtë stadiumit dhe futbollistët e stafi teknik kanë menduar të vlerësojnë mbështetjen e tyre, duke i përshëndetur nga shkallët e stadiumit në përfundim të ndeshjes.
Trajneri Armend Dallku, ka edhe një mesazh për ta. “Fitorja ju dedikohet juve, Plisa! Mbesim me shpresë që së shpejti të ju shohim aty ku e keni vendin, në tribuna, duke e përkrahur ekipin tuaj të zemrës”, shkruan Dallku në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al