Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pleqtë” fitojnë çmimet botërore/ Ronaldo e Gjokovic triumfojnë në festën e Lindjes së Mesme

schedule12:55 - 29 Dhjetor, 2025

schedule 12:55 - 29 Dhjetor, 2025

Të rinjtë duhet të marrin shembull. Kristiano Ronaldo dhe Novak Gjokoviç, me gjithë kuptimin e fjalës dy pleq të sportit, fituan çmimet e rëndësishme në mbrëmjen festive në Lindjen e Mesme, “Globe Soccer Aëards”.

Në spektaklin e mbajtur në Dubai, superylli 40-vjeçar portugez mori çmimin e futbollistit më të mirë të Lindjes së Mesme.

CR7 premtoi në këtë rast se nuk kishte ndërmend ta mbyllte karrierën pa arritur kuotën mitike të 1 000 golave.

Deri tani ka shënuar 956, pesëdhjetë më shumë se rivali i tij i madh, Lionel Mesi. Gjokoviç, ende aktiv në tenis në moshën 38-vjeçare, mori çmimin e karrierës.

Ylli i raketës nga Serbia vërtet që nuk mund të arrijë të rinjtë e tmerrshëm të sotëm, Alkaraz e Siner, dhe ka fituar Grand Slemin e fundit në 2023, por ende vazhdon me sportin dhe synon të fitojë Australian Open në janar.

Të rinjtë morën çmime të tjera. Usman Dembele u shpall lojtari më i mirë i vitit në botë, Aitana Bonmati e Barcelonës u shpall futbollistja më e mirë e botës për 2025, dhe Lamin Jamal mori çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit dhe çmimin Maradona.

Skuadrat më të mira në botë ishin Paris SG për meshkuj dhe Barcelona për femra, si dhe Portugalia si kombëtare e djemve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!