Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plehrat kimike në bujqësi, rekord/ Fermerët në botë të shqetësuar nga efektet e luftës

schedule14:11 - 23 Mars, 2026

schedule 14:11 - 23 Mars, 2026

Lufta në Iran po rrit çmimet për fermerët që janë tashmë të rënduar , me kosto më të larta për plehrat  që përdorin për tokën dhe naftën.

Ekspertët paralajmërojnë se presioni në rritje mbi bujqësinë mund të çojë në çmime edhe më të larta në dyqanet ushqimore.

Çmimi për urenë e importuar, një formë e kristalizuar e azotit që përdoret në pjesën më të madhe të bujqësisë në botë, është rritur me gati një të tretën që kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin.



Lufta ka bllokuar në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe nëpër të cilën kalojnë një e pesta e naftës botërore dhe një e treta e plehrave të botës. Kjo është një tronditje për furnizimin global me plehra, ndërsa fermerët përgatiten për sezonin e mbjelljeve të pranverës, i cili fillon në mars.

Vende të rëndësishme prodhuese si Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Katari nuk mund të transportojnë më furnizimet e tyre me ure dhe amoniak siç ishte planifikuar.

Lindja e Mesme është kritike për tregtinë globale të plehrave, me 35% të tregtisë globale të uresë, një pleh i ngurtë azoti, që vjen përmes rajonit ndërsa afërsisht 20% e tregtisë së fosfatit vjen nga Arabia Saudite

Situata nuk është ende e krahasueshme me krizën energjetike të vitit 2022, kur ureja kushtonte më shumë se 1,000 euro për ton pasi shitësit me pakicë thonë se furnizimet për sezonin aktual janë në thelb të sigurta.

Sipas analistëve , çmimet e plehrave të azotit mund të dyfishohen ndërkohë që tregtarët në Evropën Perëndimore po i drejtohen përsëri alternativave ruse kur furnizimet nga Katari dhe shtetet e tjera të Gjirit dobësohen. Kjo gjithashtu po rrit çmimet, pjesërisht për shkak të tarifave  speciale të BE-së që  zbatohen për plehrat ruse dhe bjelloruse.

një mungesë e zgjatur e plehrave dhe një rritje e çmimeve të tyre mund të bëjnë që disa fermerë të mos i përdorin fare ato duke  ulur rendimentet e të korrave.

Kjo mund të ndikojë në sigurinë ushqimore në mbarë botën. Rendimentet më të ulëta për kulturat bazë si orizi, gruri, misri dhe soja do të kufizonin furnizimin global. Nga ana tjetër, kjo ka të ngjarë të rrisë çmimet e ushqimeve dhe potencialisht të krijojë mungesa lokale, veçanërisht në vendet që varen nga importi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!