“Plazhet të lira”, procedohet nënkryetari bashkisë së Sarandës

schedule09:46 - 5 Gusht, 2019

schedule 09:46 - 5 Gusht, 2019

Policia liron dhe kthen në dispozicion të pushuesve 10 000 m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme në Ksamil.  Operacion është shtrirë në Ksamil, Himarë , Vlorë e Divjakë. Gjashtë pronarë subjektesh janë proceduar për “Fshehje e të ardhurave” dhe  për “Zënia e hapësirave publike”. Është proceduar penalisht n/kryetari i Bashkisë së Sarandës sepse në kundërshtim me ligjin “Për vetëqeverisjen vendore” nuk ka ekzekutuar vendimin administrativ të kryetarit të Bashkisë Sarandë për lirimin e një sipërfaqeje plazhi publik prej 600 m2 në Ksamil i cili shfrytëzohej pa lejen e bashkisë. Në Ksamil, janë bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale mbi një mijë shezlonë, 351 çadra dhe një tendë dielli për mbulimin e shezlonëve rreth 40 m e gjatë, të cilat shfrytëzoheshin pa kasë fiskale dhe pa lejen përkatëse nga Bashkia e Sarandës. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!