Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plazh në mes të plehrave në Golem, pushuesit: Turp për shtetin

schedule15:51 - 12 Korrik, 2021

schedule 15:51 - 12 Korrik, 2021

Prej ditësh rrugët e Golemit janë plot e përplot me mbeturina. Pushuesit duken të penduar që kanë zgjedhur këtë sezon të pushojnë në këtë fshat të Kavajës. Ata e koniderojnë katastrofë dhe turp.

“Kemi ardhur të bëjmë pushime po vijmë këtu dhe zhgënjehemi. Turp e faqe zezë,”  shprehet pushuesi.

“Katastrofë, kam ardhur nga Finlanda shteti duhet të funksionojë,” thotë një tjetër.

Kanë frikë dhe për shëndetin e tyre. “Sa herë kalon një tmerr i vërtet. Jo vetëm era po dhe mikrobet”.

Nga ana tjetër Bashkia e Kavajës hesht në lidhje me situatën nëpër rrugët e zonave bregdetare, pasi jo vetëm në Golem por dhe në zona të tjera nga Përroi i Agait deri në Qerret koshat nuk janë pastruar prej disa ditësh. Madje herë pas here ju është vënë dhe zjarri. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!