“Plazh i lirë”, aksion në Kune të Shëngjinit

schedule10:39 - 16 Gusht, 2019

schedule 10:39 - 16 Gusht, 2019

Ka vazhduar aksioni “Plazhi i Lirë” në Shëngjin të Lezhës. Sipas njoftimit të policisë, janë liruar rreth 2800 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme në Kune si dhe janë sekuestruar 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme, në hapësirat publike.

Në të njëjtën kohë janë proceduar shtatë përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale ” Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”.  Në hetim është edhe ish-Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe  më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme.

Operacioni po vijon çdo ditë, me shtrirje në të gjithë zonat bregdetare, në territorin e Qarkut Lezhë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!