Plazh dhe biznes pa leje në Ksamil, policia shoqëron një person, shpall në kërkim bashkëpuntorin

schedule10:06 - 18 Korrik, 2023

schedule 10:06 - 18 Korrik, 2023

Gjatë mbrëmjes së të hënës IMT ka zjhvilluar një operacion në kuadër të lirimit të hapësirave të zaptuara nga bizneset në bregdetin e jugut.

Sipas policisë mësohet se në një operacion ku ishin të përfshirë Komisariati i Sarandës dhe FNSH, në drejtimin e drejtoritë të Pergjithshem të IMT, Agim Ismaili dhe Shefi i Komisariatit te Sarandes, Gerald Toska, është zbuluar një plazh i hapur dhe ndertuar në menyre të paligjshme ne Ksamil.

Plazhi i ndërtuar ne vendin e quajtur “Laguna”, janë zbuluar dhe sekuestruar qindra shezlonge të vendosura.

Gjithahstu në këtë hapësirë ishte ndërtuar edhe një bar-restorant në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të këtij operacioni është zbuluar edhe një rrugë e hapur e ndërtuar me mure betony që të çon në këtë plazh.

Në lidhje me këtë është shoqëruar një person dhe është shpallur në kërkim një tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!