Playoff Kategoria e Dytë: Oriku e Devolli fitojnë shansin për të tentuar ngjitjen

schedule19:57 - 8 Maj, 2022

schedule 19:57 - 8 Maj, 2022

Devolli dhe Oriku janë skuadrat që kanë një mundësi për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Vlonjatët mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Veleçikun, falë golit të shënuar nga Tushi.

Oriku tani do të ndeshet me skuadrën e Pogradecit dhe njëra prej këtyre skuadrave do të luajë në të Parën sezonin e ardhshëm.

Për Devollin nuk ishte e lehtë, por ia doli të fitojë me penallti ndaj Labërisë. Portieri Beqiri priti dy penallti.

Koha e rregullt kishte përfunduar 0-0 dhe tani Devolli do të përballet me Turbinën për të tentuar rikthimin në Kategorinë e Parë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!