Platini: Messi s’e meritonte “Topin e Artë”, s’i fal Infantino e Ceferin

schedule11:26 - 25 Shkurt, 2022

schedule 11:26 - 25 Shkurt, 2022

Michel Platini, ish-presidenti i UEFA-s, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” dhe pres shumë tema, duke nisur nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend, e deri te emra si Messi e Ronaldo.

“Infantino dhe Ceferin? Nuk do t’i fal kurrë ata që ngritën akuza të rreme dhe më lanë jashtë futbollit. Ata fituan, por unë gjithmonë do të kërkoj drejtësi.”

“Topi i Artë i Messit? S’jam jam dakord. Kush e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian? Jorginho.”

“CR7 dhe Juventusi? Me gjithë respektin e duhur për të dhe Messin, në moshën 32 vjeçare thashë “mjaft”. Munda të shkoja në Barcelonë, Marsejë, por doja të identifikohesha me klubin me të cilin kishim shkruar historinë.

Ronaldo ishte Real Madridi dhe Messi, Barça, nuk do të kisha shkuar në një klub tjetër të madh, por në SHBA apo Kinë. Pasuesi i tyre? Mbappe! Shumë i fortë, shumë i shpejtë. Tani ai është në krye”, tha Platini mes të tjerash. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!