Platforma e rrjeteve sociale X ka pezulluar llogarinë e bashkëshortes së Alexei Navalny. Ende nuk dihet arsyeja pse rrjeti social, dikur Tëitter ka pezulluar llogarinë e Yulia Navalnaya.
Navalnaya hapi llogarinë më 19 shkurt, kur njoftoi se do të vazhdonte punën e burrit të saj.
“Përshëndetje, unë jam Yulia Navalnaya. Dikush tjetër duhet të ishte këtu në vendin tim. Por ai njeri u vra nga Vladimir Putin. Diku në një burg përtej Rrethit Arktik, Putin nuk vrau vetëm Alexei Navalny si person, ai donte të vriste shpresën tonë, lirinë tonë, të ardhmen tonë.
Ne e dimë ekzaktësisht përse Putin e vrau Alexei-n, 3 ditë më parë. Do t’ju tregojmë shumë shpejt. Por gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për Alexei dhe veten tonë është që të vijojnë betejën”.
“Unë do të vijoj punën e Alexei Navalny. Do të vijoj të luftoj për vendin tonë dhe ju bëj thirrje që të qëndroni krah meje. Po ju drejtohem me fjalët e Alexei-t, tek të cilat besoj vërtetë. Nuk është turp të bësh pak. Turp është të mos bësh asgjë.
T’i lejosh ata që t’ju frikësojnë. Ajo që nga duhet është një Rusi e lirë, në paqe dhe e lumtur. Rusia e mrekullueshme e së ardhmes për të cilën im shoq ëndërronte. Kjo na duhet. Në një vend të tillë dua të jetoj dhe dua që fëmijët tanë të rritën. Ky është vendi që dua të ndërtoj bashkë me ju.
Vendi që Alexei Navalny imagjinonte. Kjo është mënyra e vetme, nuk ka tjetër, që sakrifica e paimagjinueshme që ai bëri të mos jetë për hiçgjë”, tha Yulia, ndërsa shtoi “Unë nuk kam frikë. Mos kini frikë as ju”, tha Yulia në një mesazh.
/abcnews.al