Sekretarja e marrëdhënieve me jashtë në Partinë Socialiste, Romina Kuko thotë se platforma “Deputeti që Duam”, do qëndrojë e hapur edhe pas datës 30 shtator.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kuko u shpreh se aplikimet janë në rritje.
“Ne kemi bërë thirrje të hapur, është garë e hapur për ata që duan të japin kontributin e tyre. Platforma, afati ishte deri më 30 shtator, por duke parë interesin e lartë të njerëzve, platforma vijon të jetë e hapur. Ajo është e hapur për aplikim. Jemi diku afër 400 aplikimeve, janë shumë cilësore, ka shumë nga disapora që duan të kthehen në Shqipëri. Ne duam të shtojmë zërat që japin alternativa politike, që ta bëjnë vendin më të mirë. Asambleja rinore, kushdo mund të aderojë. Asambleja rinore ka si bërthamë, grupin e parë të akademisë politike, që sapo u diplomuan”, theksoi ajo./abcnews.al