Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plas tritoli në qytetin ku u vra Bledar Muça, mediat belge: Bandat shqiptare po na terrorizojnë

schedule23:49 - 14 Gusht, 2022

schedule 23:49 - 14 Gusht, 2022

Pak ditë më parë, periferia e Antwerp-it, Borgerhout, u trondit nga një shpërthim rreth orës 4 të mëngjesit, sulmi i tretë i tillë në vetëm një javë. Ky shpërthim shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të shtëpisë së synuar.

Në fillim të së njëjtës javë, një ndërtesë apartamentesh në Generaal de Wetstraat, gjithashtu në Borgerhout, u vu në shënjestër për dy netë me radhë. Sipas mediave sulmet mund të lidhen me rivalitetin e bandave: Antwerp është një qendër kryesore për kontrabandën ndërkombëtare të kokainës. Kryebashkiaku i qarkut Marij Preneel duke folur për mediat tha se këto sulme kanë rritur frikën dhe pasigurinë te banorët e Borgerhout

Kjo është veçanërisht e frikshme për njerëzit e Borgerhout. Ata me të vërtetë kanë filluar të ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre dhe në rrugët e tyre… E gjithë qasja ndaj problemit të drogës kërkon një punë serioze…

Pjesa më e madhe e kokainës që trafikohet përmes Antwerp-it besohet se vjen nga Kolumbia. Megjithatë, shqiptarët besohet se janë “këmbësorët” që e transportojnë dhe është e qartë se një luftë kundër drogës po shpërthen. Në shkurt të këtij viti, një “gangster” shqiptar me një pasaportë të falsifikuar britanike u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Antwerp, mes një beteje të përgjakshme për menaxhimin e tregtisë fitimprurëse të drogës në metropolin belg, e cila e ka shndërruar atë në kryeqytetin evropian të kokainës. Bledar Muça, u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij, pak metra larg një stacioni policie, nga dy vrasës me pagesē.

Në media thuhet se Antwerp, i njohur historikisht për blerjen dhe shitjen e diamanteve, tani po pushtohet nga gangsterët shqiptarë me rrugët e qytetit të mbushura me para dhe me policinë që lufton me kartelet e drogës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!