Interi u mund nga Real Madrid në mesjavë dhe situata te zikaltrit nuk është e mirë, pasi rrezikojnë të eliminohen sërish në grupet e Champions League. Sigurisht do të ishte një zhgënjim i madh dhe në Itali në fakt kanë nisur të zemërohen me trajnerin Antonio Conte.
Kjo ka ndodhur kryesisht në rrjetet sociale dhe “Conteout” u bë një trend ditët e fundit. Gjithsesi drejtuesit e Interit kanë shumë besim te trajneri italian dhe një vendim ekstrem për largimin e tij për momentin duket i largas, nisur edhe nga kontrata që kanë palët.
Tifozët nga ana tjetër nuk kanë qëndruar duarkryq dhe para ndeshjes kundër Sassuolo kanë shpalosur një mesazh drejtuar futbollistëve. Të prerë dhe shumë të qartë, ata i paralajmërojnë: “Fanella që vesh duhet nderuar. Tregoni sa vleni, ndryshe ju zhdëpim në dru”. /abcnews.al