Plas te Bordeaux, shoku i vjedh këpucët dhe i shet në internet

schedule19:33 - 31 Mars, 2022

schedule 19:33 - 31 Mars, 2022

Gjëra të tmerrshme po ndodhin te skuadra e Bordeaux! Sikur mos mjaftonte fakti që skuadra po lëkundet me një këmbë në në kategorinë e dytë, tani skuadra ka edhe probleme të brenshme.

Sipas “RMC Sport”, një futbollist i skuadrës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka vjedhur këpucët e shokëve të skuadrës nga dhomat e zhveshjes dhe më pas i ka shitur në internet duke fituar para, shkruan albeu.com.

Edhe pse shokët e tij dhe stafi i Bordos u përpoqën të gjenin fajtorin, kjo nuk u arrit por zgjidhja u dha nga një person jashtë skuadrës.

Konkretisht, ish-e dashura e hajdutit të futbollistit ka qenë ajo që e ka zbuluar para skuadrës.

Lojtarët e skuadrës vendosën që bashkëlojtari i tyre të largohej nga klubi, por në fund drejtuesit vendosën ta lënë jashtë për një ndeshje, ndërsa i vendosën një gjobë të rëndë, ku kjo lëvizje u konsiderua veçanërisht “e butë” nga lojtarët e tjerë.