Një episod dhune është shënuar në një nga kampionatet rajonale të Brazilit. Gjatë ndeshjes mes Figueirenses dhe Avait, e cila përfundoi në shifrat 0-2, ndodhi ngjarja e shëmtuar.
5 minuta para fundit të takimit një tifoz vendas u fut në fushë dhe iu drejtua stolit të ekipit mik. Në momentin që tifozi arriti në stolin e Avait, ishte portieri i dytë që e rrëzoi tifozin në tokë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, në këtë moment shfaqet Bruno Silva, një futbollist brazilian që luan në Indonezi. Silva humbi qetësinë dhe filloi ta godasë në kokë tifozin. /abcnews.al