Plas mbi Detin e Zi, rusët lëshojnë raketën drejt avionit britanik

schedule14:02 - 20 Tetor, 2022

schedule 14:02 - 20 Tetor, 2022

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Rusia lëshoi një raketë pranë një avioni britanik në Detin e Zi, sipas skynews.

Më konkretisht, sipas asaj që pretendon pala britanike, ngjarja ka ndodhur më 29 shtator, kur një avion rus lëshoi një raketë pranë një avioni britanik që po kryente një patrullim rutinë në Detin e Zi.

Duke iu referuar incidentit të përmendur para Parlamentit britanik, Ben Wallace tha sot se Britania ka pezulluar patrullimet e saj pas këtij incidenti.

Vetë Ministria Britanike e Mbrojtjes ka reaguar duke kontaktuar ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Rusia, nga ana e saj, tha se ishte për shkak të një problemi tenkik dhe, sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, forcat britanike tani kanë rifilluar patrullimet mbi Detin e Zi.

Këto patrulla, megjithatë, tani shoqërohen nga avionë luftarakë.

Megjithatë, vetë Wallace tani duket se pranon arsyetimin e palës ruse.

“Ne nuk mendojmë se ishte një përshkallëzim i qëllimshëm nga rusët, ne besojmë se ngjarja ndodhi për shkak të një problemi teknik,” tha sekretari britanik i mbrojtjes në parlament.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!