Plas “lufta” mes Laporta-s dhe presidentit të La Liga-s: Në 2005 nuk donte që Messi të luante për Barçën, është anti-katalanas

schedule17:04 - 21 Shkurt, 2023

schedule 17:04 - 21 Shkurt, 2023

“Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka shfaqur inatin gjatë gjithë karrierës së tij këtu”, ka thënë  presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

“Në atë kohë në vitin 2005, ai nuk donte që Leo Messi të luante për Barcelonën. Tani, ai e ka shprehur publikisht dëshirën e tij që unë të mos jem president i Barçës”, tha ai, shkruan abcnews.al

“Kushdo që vë në dyshim të kaluarën historike të Barcelonës do të marrë një përgjigje të fortë dhe të fuqishme”, shtoi presidenti.

Të hënën, Javier Tebas tha se Laporta “duhet të japë dorëheqjen” nëse ai nuk arrin të shpjegojë pse Barcelona i kishte paguar para ish-arbitrit të La Ligës dhe kompanisë së tij për shumë vite.

Sa i përket çështjes së Messit, në atë kohë u zbulua se Presidenti i La Liga, Tebas ishte përpjekur të pengonte Barcelonën të regjistronte argjentinasin në ekipin e parë diçka që ai është përpjekur të bëjë së fundmi në lidhje me Gavin. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!